Pensionohet Schweinsteigeri
08 tetor 2019
| 18:22
Bastian Schweinsteiger edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli aktiv.
Mesfushori 35-vjeçar që është aktualisht pjesë e Chicago Fire do të varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit aktual në MLS
Schweinsteigeri regjistroi 500 paraqitje për Bayern Munich, duke e fituar tetë herë titullin në Bundesligë dhe një herë Ligën e Kampionëve. Ai e fitoi edhe Kupën e Botës më 2014 me Gjermaninë, për të cilën i ka bërë 121 paraqitje gjatë karrierës.
“Të dashur tifozë, ka ardhur koha që unë t’i jap fund karrierës sime aktive në fund të këtij sezoni. Dua t’ju falënderoj juve dhe ekipet e mia, Bayern Munchen, Manchester United, Chicago Fire dhe ekipin kombëtar gjerman. Ju e bëtë të mundur këtë kohë të jashtëzakonshme për mua”, ka thënë Schweinsteiger.