Pensionohet shefi i Drejtorisë së Arsimit në Malishevë, Halim Hoti

25 mars 2021 | 12:26

Sot është pensionuar shefi i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, Halim Hoti, i cili tërë jetën e tij ja kushtoi arsimit, si mësimdhënës, si pedagog e tani e pesëmbëdhjetë vite në DAE.

Me rastin e pensionimit të zyrtarit Hoti, është organizuar edhe një ceremoni përcjellëse në pension, nga ana e drejtorisë përkatëse dhe Sindikatës së Punëtorëve të Administratës në Komunën e Malishevës.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të kryetari, Ragip Begaj, ka theksuar se po e përcjellin në pension, një personalitet të dinjitetshëm i cili për afro katër dekada kontribuojë në fushën e arsimit, si mësimdhënës, pedagog dhe shef në drejtorinë për Arsim dhe Edukim.

“Kjo është një histori që tregon se, ju një jetë ia kushtuat arsimimit të nxënësve, zhvillimit profesional të mësimdhënësve, koordinimit institucional mes shkollave, administratës të sektorit arsimor, që nga niveli lokal e ai qendror. Ju me përvojën tuaj sfiduat edhe periudha të vështira të shkollës shqipe me pushtuesin serb, organizimin dhe pavarësisë së shkollës shqipe shtëpi-shkollë, e deri të pavarësia e plotë e arsimit shqip”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka biseduar me senatoren…