Pensionohet skiatorja më e suksesshme në histori

12 tetor 2018 | 15:53

Skiatorja më e suksesshme në histori, Lindsi Von, ka bërë të ditur se do të tërhiqet në fund të sezonit 2018/19 për Kupën e Botës në ski.

33-vjeçarja, 3 herë fituese medaljesh në Lojrat Olimpike, ka vendosur të mbyllë karrierën, edhe nëse nuk ia del mbanë të thyejë rekordin e 86 fitoreve në Kupën e Botës, që mbahet nga Ingemar Stenmark. Vonn mban rekordin e femrave, me 82 fitore, dhe kishte deklaruar më parë se nuk do tërhiqej derisa të thyente rekordin historik të suedezit.

Gjatë një eventi në New York, Vonn deklaroi për NBC: “Nëse e arrij rekordin, do ishte realizimi i një ëndrre. Nëse nuk ia dal mbanë, mendoj se kam pasur një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme, sido që të shkojë. Jam ende skiatorja më e suksesshme në histori”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar muaj më parë nga Kolegji…