Pensionohet Torresi
21 qershor 2019
| 15:02
Fernando Torres ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.
Ish-sulmuesi i Atletico Madridit, Liverpoolit dhe Chelseat ka bërë të ditur se një fjalim lamtumirës do ta mbajë gjatë ditës së diele në Tokio, ku është paraqitur me skuadrën e Sagan Tosut.
“Pas 18 vitesh emocionuese, ishte koha që të përfundoj karrierën time. Të dielën në orën 10:00 do të mbajë një konferencë për shtyp, ku do të shpjegojë të gjitha detajet. Shihemi atje”, ka njoftuar Torres përmes një videoje në “Twitter”.