Pensionohet Yaya Toure
10 maj 2019
| 14:15
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli.
Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i lojtarit, Dimitri Seluk. Ish-mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të përqendrohet në një karrierë si trajner.
“Yaya Toure ka përfunduar karrierën duke luajtur. Tani ai do të përqendrohet në punën e trajnerit”, ka deklaruar Seluk. Toure gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat edhe të Beverenit, Metalurh Donetskit, Monacos dhe Olympiacosit.