Pentagoni fton Turqinë ta ndërpresë ofensivën në Siri
11 tetor 2019
| 17:52
Pentagoni i ka bërë thirrje Turqisë që të ndërpresë ofensivën ushtarake në Siri, duke paralajmëruar “pasoja serioze” nëse nuk bindet.
Përmes një telefonate me Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper “e ka bërë të qartë që SHBA-ja është kundër aksioneve të koordinuara të Turqisë” në veri të Sirisë.
Këtë e ka thënë sot zëdhënësi i Pentagonit, Jonathan Hoffman. “Esper i ka thënë Akar se sulmet turke “e vënë në rrezik progresin” në luftimin e Shtetit Islamik dhe se “rrezikon pasoja serioze për Turqinë”, ka thënë Hoffman.