Pentagoni: Janë sulmuar dy baza amerikane ku ka pasur ushtarë dhe civilë të punësuar
08 janar 2020
| 01:29
Pentagoni zyrtar ka lëshuar një komunikatë për medie, duke njoftuar për detajet e sulmit që ka ndodhur para pak minutash në dy nga bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak.
Në këtë komunikatë konfirmohet se Irani ka përdorur raketa balistike me rreze veprim të mesëm dhe të gjatë.
Raketat kanë ardhur nga brenda territorit të Iranit.
Janë sulmuar dy baza ushtarake amerikane, ku dyshohet se brenda këtyre bazave ka pasur ushtri amerikane, irakiane dhe civilë të punësuar.