Pentagoni miraton fondin një miliard dollarë për murin me Meksikën
26 mars 2019
| 11:33
Pentagoni ka njoftuar Kongresin amerikan se do të autorizojë akordimin e një miliard dollarëve për të filluar ngritjen e murit përgjatë kufirit me Meksikën.
Shifra është marrë nga devijimi i burimeve nga fondet e tjera dhe përfaqëson vetëm një këst të parë të shifrës që do të mbërrijnë për murin pas shpalljes së një gjendjeje emergjente kombëtare.
Ndërkohë, administrata planifikon të rimarrë edhe 1,5 miliardë dollarë të tjera./javanews/