Pentagoni paralajmëron, Rusia posedon dron-nëndetëse
Rusia posedon dronin nëndetar i aftë për të bartur kokën më të madhe nukleare, thuhet në një raport që ka rrjedhë nga Pentagoni, shkruan Daily Mail.
Ekzistenca e bartësit nëndetar të kokës nukleare ishte përfolur edhe në të kaluarën, por dokumenti i Pentagonit e konfirmon këtë.Raporti i Pentagonit paralajmëron se vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar zgjerimin e armëve të saja nukleare.
Dokumenti i zbuluar konfirmon se Rusia ka një nëndetëse të quajtur ‘Status-6’.Droni-nëndetëse është i aftë të bartë kokë nukleare 100-megatonë, arma më e madhe e tillë sipas Newsweek.“Rusia po zhvillon gjithashtu të paktën dy sisteme të reja interkontinentalë, si dhe një automjet hypersonik dhe një armë të re bërthamore ndërkontinentale nënujore”, shkruajnë mediat britanike.