Pentagoni redukton praninë ushtarake në Afrikë
Ushtria amerikane do të tërheqë qindra trupa të përqendruar në operacionet kundër terrorizmit në Afrikë gjatë viteve të ardhshme, për të mbështetur përqendrimin më të madh të Pentagonit në kundërshtimin e kërcënimeve nga Kina dhe Rusia.
Më parë këtë vit, ushtria amerikane sulmoi Kinën dhe Rusinë në qendër të një strategjie të re mbrojtëse kombëtare, shenja e fundit e ndryshimit të prioriteteve pas më shumë se një dekade e gjysmë duke u fokusuar në luftën kundër militantëve islamikë.
“Reduktimi i personelit ushtarak parashikohet të jetë më pak se 10 për qind e 7,200 forcave të përgjithshme ushtarake dhe do të zhvillohet gjatë disa viteve të ardhshme”, ka thënë për “Reuters”, komandant Candice Tresch, një zëdhënëse e Pentagonit.
Një zyrtar i SHBA-së, duke folur në kushte anonimiteti ka pohuar se reduktimi i trupave do të kishte gjasa të ndodhte gjatë tre vjetëve të ardhshme dhe mund të përfshinte vende si Kenia, Kameruni dhe Mali.