Pentagoni thotë se Siria mund të ndërmarrë sulme të kufizuara kimike
Siria zotëron kapacitete ushtarake kimike që vijojnë të jenë ende të pranishme në vend dhe mund të ndërmarrë sulme të kufizuara, pas sulmeve perëndimore të fundjavës së kaluar, u shpreh sot një zyrtar i lartë i Pentagonit, gjenerali Kenneth McKenzie.
”Ata kanë ende një kapacitet të mbetur. Ky kapacitet me gjasa është shpërndarë në të gjithë vendin, në zona të ndryshme”, u shpreh gjenerali gjatë një konference shtypi.
”Ata do të kenë kapacitetin për të ndërmarrë sulme të kufizuara në të ardhmen, nuk e do e përjashtoja një mundësi të tillë, nëse ata do të kenë parasysh pasojat e sulmeve të tilla duhet vërtetë të shqetësohen pasi ne po i monitorojmë dhe zotërojmë kapacitetin e duhur për të goditur sërish nëse është e nevojshme”, shtoi ai, përcjell Atsh.
Më 14 prill, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe bombarduan tre zona që mendohet të kishin lidhje me programin e armatimit kimik sirian, por fatmirësisht pa shënuar të vdekur, në formë kundërpërgjigje ndaj një sulmi të dyshuar kimik ku mbetën të vrarë 40 persona në 7 prill në Duma, në periferi të Damaskut.