![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/EBEC6E65-9285-4A0F-93A6-FD73DD2E9F1E.jpeg)
Pentagoni: Ukraina, në mënyrë absolute, mund ta fitojë luftën
06 prill 2022
| 22:52
Pentagoni ka bërë të ditur se vlerëson që Ukraina mund të fitojë luftën kundër Rusisë, edhe pse zyrtarët amerikanë flasin për rrezikun e një konflikti të zgjatur.
“Sigurisht që ata mund ta fitojnë këtë,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, në një konferencë shtypi, shkruan Aljazeera.
“Dëshmia është fjalë për fjalë në rezultatet që po shihni çdo ditë, absolutisht ata mund të fitojnë.”