Penza apo Bashkimi në finale?
Të mërkurën (nesër) zhvillohet ndeshja e tretë gjysmëfinale e “Play-off”-it në Superligën e Femrave mes Penzës dhe Bashkimit, ku do të përcaktojë se kush do të kualifikohet në finale. Sfida zhvillohet nga ora 20:30 dhe do të transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.
Në dy takimet e mëparshme në “Play-off”, të dy skuadrat shënuan nga një fitore ndaj njëra-tjetrës si mysafir. Në Pejë triumfuan vashat e Bashkimit me rezultat 61:76, ndërsa në Therandë, fituan vashat pejane me shifrat 68:82.
Skuadra pejane kishte përfunduar garat e rregullta në pozitën e dytë me 15 fitore e pesë humbje, kurse ajo prizrenase e treta me 12 fitore e tetë humbje.
Prizrenaset pas Kupës duan edhe titullin kampion, kurse pejanet për të mbrojtur titullin e fituar edicionin e kaluar.
Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me Prishtinën që eliminoi Trepçën dhe në “Play-off” do të ketë përparësinë e fushës vendase, pasi në garat e rregullta kishte 20 fitore në 20 ndeshje. Skuadra që shënon tri fitore shpallet kampion.