Penza me lehtësi në finale
Penza ka kaluar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll për femra, duke mundur në finale Vëllaznimin me rezultat 92:36.
Penza dominoi nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar. Vashat pejane ishin bindëse në periudhën e parë, që e fituan 40:3. Ato nuk u ndalën as në çerekun e dytë, duke shkuar në pushim me rezultat 60:15.
Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë, ku skuadra pejane nuk lëshoi pe dhe dominoi në mbrojtje e në sulm, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 78:29. 10 minutat e fundit u zhvilluan vetëm formalisht dhe Penza triumfoi në fund me rezultat 92:36.
Në ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose me Test PCR ose Rapid, ose Serologjik.
Të gjitha ndeshjet transmetohet në Art Motion dhe Kujtesa.