Penza – Prishtina, derbi i javës në Superligë
Të premten dhe të shtunën zhvillohen ndeshjet e xhiros së 19-të në Superligën e femrave.
Derbi i kësaj jave zhvillohet të premten në Pejë mes Penzës dhe Prishtinës. Vajzat nga Peja të cilat janë në vendin e tretë në tabelë kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse vajzat bardhë e kaltër të cilat debutojnë me trajnerin e ri Albert Sylejmanin kanë regjistruar 14 fitore dhe katër humbje. Sfida pritet të jetë mjaft interesante, ashtu si ka ndodhur në përballjet e kaluara mes këtyre dy skuadrave me ambicie të mëdha për këtë edicion.
Të shtunën zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. United Basketball pret në shtëpi Vëllaznimn, ku skuadra gjilanase gjenden në vendin e parafundit në tabelë me katër fitore dhe 14 humbje, ndërsa vashat kuqezi në vendin e fundit me një fitore dhe 17 humbje.
Në të njëjtin termin nga ora 13:00, Trepça udhëton te Bashkimi. Bashkimi i cili është duke kaluar formë fenomenale në këtë edicion, ka 17 fitore nga 17 ndeshje të zhvilluara, kurse Trepça është e renditur në pozitën e katërt me gjashtë fitore dhe 12 humbje.