Pep Guardiola: Askush nuk e pengoi luftën në ish-Jugosllavi
Trajneri katalanas, Pep Guardiola, i pyetur të premten për pushtimin rus të Ukrainës, tha se askush nuk kishte bërë asgjë në fillim të viteve 1990 për të parandaluar luftën në ish-Jugosllavi.
“Kjo ndodhi në Jugosllavi dhe askush nuk bëri asgjë – ka shumë luftëra në botë. Njerëzit e pafajshëm do të vdesin edhe pse gjithçka që duan është të jetojnë në paqe”, tha në një konferencë shtypi 51-vjeçari Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, transmeton Demokracia.com.
“Në të gjithë botën, njerëzit duan vetëm një shtëpi, flenë mirë, kanë ushqim në tavolinë dhe kanë njerëz që duan”, shtoi Guardiola, një mbështetës i lëvizjes për pavarësi të Katalonjës nga Spanja.
Kryeministri katalanas u largua nga Barcelona për në Bruksel pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë në vitin 2017 dhe lëvizja nuk ishte gati të mbronte fizikisht pavarësinë e shpallur të asaj krahine autonome.
“Njerëzit e pafajshëm paguajnë gjithmonë një çmim të tmerrshëm për vendimet e marra nga disa”, tha Guardiola. “Si shoqëri, ende nuk kemi mësuar se çfarë na ka ndodhur në të kaluarën. Në Ukrainë, në Siri… .në shumë vende. Në fund, pala më e fortë vret gjithmonë atë më të dobëtin”, shtoi ai.