Pepe fiton zemrën e të gjithëve pas largimit nga Beshiktashi
17 dhjetor 2018
| 16:18
Mbrojtësi portugez, Pepe, i ka dhënë fund aventurës në kampionatin turk, teksa ka arritur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës.
Nga ky moment 35-vjeçari do të jetë i lirë, teksa mediet turke raportojnë se divorci ka ardhur për shkaqe ekonomik, pasi klubi nuk ishte në gjendje të paguante pagën e lartë.
Por, ajo që ka rënë në sy ka qenë ajo çfarë luzitani ka bërë për punonjësit e klubit. Ai ka bërë një gjest të klasit të lartë duke paguar pagën e shumë punonjësve të klubit si kuzhinierët, kujdestarët e stadiumit dhe punonjësve të tjerë. Kjo ka qenë një nga shembujt më të mirë që Pepe ka dhënë në karrierën e tij dhe ka lënë një shije mjaft të mirë në sytë e tifozëve të futbollit.