
Pepe prezantohet te Arsenali
01 gusht 2019
| 22:41
Arsenali ka zyrtarizuar transferimin rekord të anësorit Nicolas Pepe nga Lille.
Pepe u bë transferimi më i shtrenjtë tek Arsenali. Shërbimet e tij, “Topçinjve” u kushtuan rreth 72 milionë funte.
24-vjeçari nga Bregu i Fildishtë do të bartë fanellën me numrin 19 tek Arsenali.
“Nicolas është anësor i nivelit të lartë dhe i talentuar i cili u kërkua nga shumë top-skuadra në Evropë. Nënshkrimi me një anësor top-klas ka qenë një nga objektivat tonë këtë afat kalimtar dhe jam i lumtur që po na bashkohet. Do të na shtojë shpejtësi, fuqi e kreativitet, me synimin të sjellë më shumë gola për ekipin tonë”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Unai Emery.
Në sezonin e shkuar Pepe realizoi 22 gola dhe pati 11 asistime.