
Pepe rikthehet te Porto
08 janar 2019
| 14:48
Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Portugalisë dhe Real Madridit, Pepe është kthyer në skuadrën e Portos.
35-vjeçar mbeti lojtar i lirë pasi e shkëputi marrëveshjen me skuadrën e Beshiktashit. Pepe ishte pjesë e Portos nga viti 2004 deri në vitin 2007, kur më pas iu bashkua Realit.
Për Kombëtaren e Portugalisë, Pepe është paraqitur 104 herë dhe ka shënuar 7 gola.
/Epoka e re/