Pepe, synim i Bayernit
11 mars 2019
| 11:32
Nicolas Pepe duket se është synimi kryesor i Bayern Munchenit për afatin kalimtar të verës.
“Sky Sport” ka raportuar se mesfushori ofensivë do t’u kushtonte shumë “bavarezëve”. Bëhet fjalë për një shifër rreth 60 deri në 80 milionë euro.
Sipas së përditshmes franceze “Le 10 Sport”, drejtuesit e Bayernit kanë nisur negociatat me skuadrën e Lilles për lojtarin.