Pepe vendos rekord në Ligën e Kampionëve
08 nëntor 2023
| 16:17
Pepe vendosi mbrëmjen e së martës një rekord në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi portugez gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 90+1’-të, në ndeshjen Porto-Antëerp, që u mbyll me rezultatin 2-0.
Faqja e statistikave “Opta” bën me dije se Pepe, 40-vjeç e 254 është bërë lojtari më i vjetër që arrin të shënojë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
“Në moshën 40-vjeç e 254 ditë, Pepe u bë lojtari i parë i moshës 40+ që shënon gol në UEFA Champions League”, shkruhet në postimin e “Opta”.