
Për 1 Maj këto rrugë në Prishtinë do të jenë të bllokuara
Drejtoria e Policisë së Kosovës në Prishtinë, do të ndërmerr aktivitete me rastin e “1majit”.
Me këtë rast policia ka bërë me dije se rrugët në të cilat do të bëhet lirimi, kufizimi apo edhe bllokimi i plotë i rrugëve, me qëllim të rregullimit sa më të lehtë të qarkullimit, për shënimit e Ditës së Punëtorëve, ku dihet se në këtë ditë edhe qarkullimi i njerëzve do të edhe më i madh.
Më 1 maj qarkullimi i veturave dhe njerëzve në drejtim të parkut të Gërmisë do të jetë shumë i madh, andaj në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të bashkëveprojnë për të evituar kolonat e gjata, aksidentet dhe për t’iu ofruar sa më shumë siguri qytetarëve.
PK-ja ka njoftuar se do të ndalohen dhe të ridrejtohen gjitha veturat përveç atyre të banorëve (Sofali dhe Taukbahçe), Trafikut Urban, Policisë, Ambulancës, Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, KFOR-it, Eulexit dhe veturave të Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndalja dhe ridrejtimi i veturave do të bëhet:
– Kryqëzimi “1 Tetori”, “Nazim Gafuri” dhe “Ymer Lutfi Paçarizi” (Kryqëzimi “Velani”);
– Kryqëzimi “Nazim Gafurii”, “Xhavit Ahmeti”, dhe “Lec Gradica” (kryqëzimi tek ish-rruga e “Bledit”);
– Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me anë të Sofalisë në drejtim të pishinë së ” Gërmisë “.
Përveç patrullave policia do të ketë edhe vetura statike.
Njësitet e Drejtorisë Rajonale të Prishtinës do të mbulojnë edhe akset që shpien drejtë Badovcit dhe Batllavës.
Ky plan operativ do të fillojë së zbatuari në orët e hershme të datës 01.05.2019.