Për 10 muaj 3 vrasje të grave: Flasin psikologët dhe njohësit e sigurisë

10 dhjetor 2023 | 12:09

Sadije Godeni u vra me sëpatë nga burri i saj gjatë kohës sa ishte në gjumë. Hamide Magashi, shtatzënë, u vra nga burri i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, por edhe Liridona Ademaj humbi jetën nga vrasja e porositur nga burri i saj. Këto janë vetëm disa nga gratë viktima në Kosovë, pasi vetëm nga janari deri në tetor të këtij viti, janë vrarë tri femra, si dhe janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ku 1763 prej tyre janë gra e vajza.

Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për KososvaPress, tha se në vitin 2023, gjatë periudhës janar- tetor janë evidentuar 2186 raste të dhunës në familje, ndërsa kanë ndodhur 4 raste vrasje e rënda.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi tha se si shtet duhet të jemi më pro-aktiv në parandalimin e këtyre rasteve që mos të përfundojë deri te pasoja e dhunës.

Ibishi apeloi që të ndërmerret një fushatë e dorëzimit të armëve ilegale sepse zakonisht nga ato armë e po kryhen vrasjet, grabitjet e kërcënimet.

Ai u ndal edhe te rasti i fundit, i vrasjes së Liridona Ademajt, ku se ky ka qenë një rast jashtëzakonisht i rëndë, derisa lavdëroi profesionalizmin dhe angazhimin e Policisë së Kosovës.

Psikologu Petrit Thaçi tha se vrasja është shpërthimi më i shëmtuar i instinktit dhe se kohëve të fundit kriteri i këtyre akteve ka humbur toruan.

Në vitin 2022 rreth 48 mijë e 800 gra dhe vajza në gjithë botën janë vrarë nga partnerët apo nga anëtarët e familjes. Ndërsa për vitin 2023 ende nuk ka të dhëna të sakta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona janë arrestuar në Lipjan, njëri prej të cilëve…