Për 10 vite ekonomia e Kosovës kaloi nëpër sfida të ndryshme
Ekonomia e Kosovës për një dekadë pavarësim, ka pasur arritje dhe sfida të ndryshme. Kështu deklaruan këshilltari strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK) Berat Rukqi dhe drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka.
Berat Rukiqi, këshilltar strategjik në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se në zhvillimin e ekonomisë në 10 vjet shtet janë bërë shumë punë, por sipas tij, mbetet ende për të punuar për të pasur një ekonomi më të zhvilluar. “Në disa indikatorë ka pasur zhvillim, për këto 10 vite ka zvogëlim të varfërisë. Kjo vjen si rrjedhojë e investimeve”, deklaroi ai në emisionin e mëngjesit në “RTK”.
Sipas tij, Kosova nuk ka arritur të këtë një brend të madh që është në vendet e regjionit. “Përveç bankave që kemi këtu e që janë me kapital të huaj”, ka thënë Rukiqi, duke shtuar se nuk ka pasur vendime të mëdha, duke veçuar prolongimin e ndërtimin e të Termocentralit “Kosova e Re”.
Kurse Arian Zeka drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), ka thënë se ekonomia e Kosovës ka pasur rritje pozitive. “Këto pesë gjashtë vite ka pasur vlerësim të mirë nga Banka Botërore. Ka pasur përpjekje për promovim të investimeve, por nuk ka pasur shumë rritje të investimeve”, deklaroi Zeka, në emisionin e mëngjesit në “RTK”.
Zeka më tutje ka thënë se ka pasur progres nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës. “Ka vlerësim tek këto dy institucione. Sot është lehtë të bisedohet me ATK-në dhe Doganën e Kosovës”, deklaroi ai.