Për 10-vjetorin e Pavarësisë, ekspozitë e Eliza Hoxhës në Tiranë
Ambasada e Republikes së Kosovës në Tiranë, në kuadër të organizimeve me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar sjell në Tiranë ekspozitën personale të Eliza Hoxhës “Ekspozita“Midis ëndrrës dhe realitetit”.
Ekspozita “Midis ëndrrës dhe realitetit” e Eliza Hoxhës, këngëtare e njohur dhe pedagoge në Universitetin e Prishtinë, sjell copëza nga përpjekjet e shqiptareve të Kosovës në rrugëtimin e realizimit të ëndrrës për Kosovën shtet.
Po ashtu edhe momente lirie, ngazëllimi dhe entuziazmi në ditët e çlirimit, pavarësisë, por edhe sfidat me të cilat sot përballet shteti i Kosovës, si çështja e te pagjeturve, grave shqiptare të prekura nga dhuna seksuale gjate luftës së fundit në Kosovë, e deri tek mungesa e lirisë se lëvizjes.
Vendi: Muzeu Historik Kombëtar
Data: 26 shkurt 2018
Ora: 19:00
(Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 26- 28 shkurt 2018).