Për 11 ditë të fushatës, kandidati Edmond Hoxha poston një video të aktiviteteve
21 janar 2025
| 23:24
Kandidati për deputet i AAK-së, Edmond Hoxha, me numër 98, për 11 ditë të fushatës ka mbajtur shumë takime me qytetarë në komunën e Prizrenit, por edhe në komuna të tjera në hapjen e fushatave zgjedhore.
Ai në “Facebook” ka postuar një video të aktiviteteve të tij zgjedhore.
98-shi i AAK-së në takimet me qytetarë është duke prezantuar prioritetet dhe angazhimet e koalicionit për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Hoxha në takime me qytetarët po kërkon mbështetjen e tyre më 9 shkurt për numrin 137 dhe 98.