Për 11-vjetorin e pavarësisë, kryetari i Nismës në Gjakovë nderon dëshmorët
Me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryetar i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët ka ndëruar dëshmorët.
Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se njëmbëdhjetë vite më parë u realizua ëndrra e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
“Kosova do të jetë shtet i përjetshëm, në të cilin do të ndërtohet perspektivë e ndritur për ne dhe brezat që do vijnë pas nesh”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nderuam dëshmorët!
Njëmbëdhjetë vite më parë u realizua ëndrra e madhe që krahas lirisë, Kosova të bëhet shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.
Në këtë 11-vjetor të Pavarësisë kujtojmë dhe nderojmë veprën, trimërinë, guximin dhe vizionin e të gjithë heronjve, dëshmorëve, martirëve të Kombit, të cilët u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe falë tyre ne sot e gëzojmë lirinë dhe shënojmë Ditën e Shtetësisë.
Kosova do të jetë shtet i përjetshëm, në të cilin do të ndërtohet perspektivë e ndritur për ne dhe brezat që do vijnë pas nesh.
Urime 11-vjetori i Pavarësisë!