
Për 15 ditë Policia e Kosovës shqiptoi 15 092 gjoba
19 janar 2018
| 16:56
Policia e Kosovës (PK) përmes një komunikate për media , ka bërë me dije se me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore, ka vazhduar me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve të fushës së trafikut rrugor.
Në kuadër të këtyre autorizimeve gjatë periudhës kohore 1 -16 janar, Policia ka shqiptuar 15 mijë e 92 gjoba të përgjithshme në komunikacion.