Për dy vjet ndalohet veprimtaria e gurthyesve

29 qershor 2021 | 11:36

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se ka marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor.

Ky vendim, sipas tij, do të vlejë për periudhën dyvjeçare (qershor 2021 – qershor 2023).

“Si ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kam marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dyvjeçare (qershor 2021 – qershor 2023). Pjesë e këtij vendimi është themelimi i grupit punues ministror i cili do ta shqyrtojë ligjshmërinë e aktiviteteve të gurëthyesve, ndikimin e tyre në mjedis, si dhe masave që duhet të ndërmerren për rehabilitimin e tyre”, ka thënë ministri Aliu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Megan Fox së fundmi po feston të qenit biseksuale…