Për 24 orë 196 raste me Covid-19 në Maqedoni, tetë të vdekur

13 qershor 2020 | 15:33

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se nga 1213 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 196 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Rastet sipas qyteteve:

– Shkup 90

– Kumanovë 17

– Shtip 5

– Prilep 1

– Tetovë 45

– Strugë 8

– Veles 1

– Manastir 4

– Ohër 11

– Gostivar 8

– Kriva Pallankë 1

– Pehçevë 2

– Shën Nikollë 1

– Resnje 2

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe tetë pacientë me koronavirus.

Katër viktima janë nga Shkupi, ndërsa viktimat tjera janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.

Instituti i Shëndetit Publik në këtë shtet brenda 24 orëve ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve:

– Shkup 3

– Kumanovë 1

– Shtip 2

– Prilep 4

– Veles 1

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedonisë shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Për momentin në Maqedoni ka 2011 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë relizuar 42.262 testime për Covid-19.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është…