
Për 24 orë, 199 vizita në QKUK
01 shkurt 2019
| 09:07
199 persona janë trajtuar në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
31 pacientë janë shtrirë në dhomën e kujdesit të avancuar emergjent, raporton “Epoka e re”.
Në këtë kohë, janë trajtuar edhe 45 raste kirurgjike, 69 internistike dhe 41 ortopedike.
4 persona kanë marrë ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra në aksidente trafiku.
Ndërkaq, 21 pacientë janë shtrirë në klinika të ndryshme të QKUK-së, për trajtim të mëtutjeshëm.