Për 24 orë 35 aktakuza
04 nëntor 2019
| 12:28
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur 35 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
/Epoka e re/