Për 24 orë 43 aktakuza
05 nëntor 2019
| 12:38
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 43 aktakuza kundër 55 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 13 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
/Epoka e re/