Për 24 orë 52 aktakuza
25 tetor 2019
| 11:10
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 52 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 18 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 19 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjeti dhe një sasie të masës drusore.
/Epoka e re/