Për 24 orë 67 aktakuza
11 nëntor 2019
| 13:42
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 67 aktakuza kundër 71 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 19 persona, si dhe janë 11 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 12 personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit, ka bërë një kërkesë për sekuestrim të një telefoni dhe një veture, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
/Epoka e re/