Për 24 orë 73 aktakuza
24 tetor 2019
| 11:44
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 73 aktakuza kundër 87 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 22 persona, si dhe janë bërë 8 kërkesa për caktimin e paraburgimit 11 persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrim, me ç’rast ka sekuestruar: Një veturë e llojit Toyota, çelësat e veturës, dhe masë drusore e llojit brehu me dimensione të ndryshme.
/Epoka e re/