Për 24 orë 74 aktakuza
12 dhjetor 2019
| 11:33
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 81 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë persona.
Po ashtu, janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
/Epoka e re/