Për 24 orë 75 aktakuza
28 tetor 2019
| 13:05
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 75 aktakuza kundër 95 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 15 persona, si dhe janë bërë tri kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
/Epoka e re/