Për 24 orë 90 aktakuza për 107 persona
22 janar 2020
| 11:05
Prokurori i Shtetit ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 90 aktakuza kundër 107 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, 11 persona, si dhe janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
/Epoka e re/