Për 24 orë edhe katër të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar edhe për katër vdekje të reja nga Covid-19 në Kosovë.
Gjithashtu, sonte u regjistrua edhe rekordi i ri i rasteve me të prekur prej 214 të infektuarve.
“Sot më 8 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
Ky institut ka njoftuar se të mërkurën
janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(M.Q / Epoka e re)