Për 24 orë, më shumë se 200 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë
15 janar 2019
| 09:41
233 persona kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore gjatë 24 orëve në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 43 prej tyre janë trajtuar në dhomën e reanimimit, raporton “Epoka e re”.
Brenda kësaj periudhe kohore, kishte 38 raste kirurgjike, 78 raste internistike dhe 61 raste ishin në dhomën ortopedike.
21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në komunikacion.
Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së, janë pranuar 28 pacientë.