Për 24 orë në Gjinekologji lindën 22 foshnje
03 dhjetor 2018
| 10:27
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kanë lindur 22 foshnje në 24-orëshin e fundit në kuadër të Klinikës Obstetrike Gjinekologjike.
Në këtë klinikë, janë kryer gjithsej 21 lindje, me 22 foshnje të porsalindura, meqë një nënë ka lindur binjakë.
Nga foshnjat e lindura, 15 meshkuj, 7 femra, 5 lindje me operacion dhe 11 nëna kanë lindur për herë të parë, njofton ShSKUK.