Për 24 orë tetë persona të vdekur nga Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, tetë persona kanë vdekur në Kosovë nga virusi Covid-19. Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Numri total i rasteve pozitive është 7 137 raste nga 34 316 persona të dyshimtë me Covid-19, me gjithsej 177 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, është theksuar në njoftimin e IKSHPK-së.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 220 raste të reja me Covid-19, ndërkaq janë shëruar 121 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 874 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 086.
Komuna Prishtinë prinë me më së shumti raste, veç për 24 orë ka 81 raste të reja me Covid-19.
(M.Q / Epoka e re)