Për 24 orë u gjobitën 874 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë
27 prill 2021
| 08:52
Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 874 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i kanë respektuar masat e marra nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë Covid-19.