Për 28 Nëntorin, kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë nderon dëshmorët
28 nëntor 2018
| 12:25
Me rastin e festës së 28 Nëntorit, kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët partiak ka bërë homazhe te lapidari në qendër të qytetit dhe te varrezat e dëshmorëve.
“Për nder të festës se 28 Nëntorit, së bashku me anëtarë të Nismës Socialdemokrate bëmë homazhe te lapidari në qendër të qytetit, varrezat e dëshmorëve dhe varrezat e martirëve. Lavdi jetës dhe veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë. Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/