Për 3 sekonda dhe 20 kg eksploziv, shkatërrohet shtëpia e Pablo Escobar
23 shkurt 2019
| 17:43
Një ndërtesë famëkeqe që dikur ishte shtëpia e trafikantit të drogës, Pablo Escobar, është shkatërruar në Kolumbi.
Rreth 180 detonatorë u përdorën për të shkatërruar të ashtuquajturën “Ndërtesa Monako” dhe shpërthimi dërgoi në ajër një re të pluhurit prej 10 metrash.
U deshën vetëm 3 sekonda dhe 20 kg eksploziv për shkatërrimin e gjurmës së fundit të Perandorisë së ndërtuar në Medelin nga bosi kolumbian i drogës, Pablo Escobar.