Për 9 muaj mbi 3 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia
Shumica e qytetarëve që hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës u pajisën me shtetësi gjermane dhe austriake.
Pak nga ta kthejnë kokën, e qëllim kishin të hynë në aeroplan. Kështu përmes aeroportit ndërkombëtar Adem Jashari shumë mërgimtarë vendosin ta lënë vendin.
Mes tyre, ka edhe qytetarë të cilët kanë vendosur që pos largimit të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shtetësinë kosovare e kanë braktisur për këta 9 muaj më shumë se 3000 qytetarë, shkruan express.
Shumica këtë e bënë për të fituar shtetësinë gjermane.
Por këtë çështje shumë shqetësuese po e shohin njohësit e kësaj fushe.
Arbnor Mjeku nga Instituti Gambit thotë se kjo është shifër e lartë.
Megjithatë, sipas Mjekut, pandemia ka ndikuar të ketë një numër të tillë heqje dorë nga shtetësia, sepse shifrat do të ishin edhe më të larta.
Por ai thotë se ky numër është prapë mbetet i vogël me vitet paraprake për shkak të pandemisë.
Mjeku tregon edhe arsyet se pse qytetarët e Kosovës po heqin dorë nga shtetësia për këto vende.
Ndërkohë brenda 4 viteve të fundit dorë nga shtetësia kane hequr mbi 20 mijë persona.