Për ata që besonin se Thaçi e Haradinaj janë tradhtarë e Kurti trim

05 maj 2022 | 11:06

Analisti politik Ilir Ibrahimi, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka komentuar takimin e kryeministrit Albin Kurti me Aleksandër Vuçiqin në Berlin.

Ai ka shkruar se Kurti ka bërë mirë që është takuar me Vuçiqin, pasi që në takim kanë marrë pjesë edhe personalitete të vendeve mike të Kosovës, por ka shprehur mendimin se si është e mundur që për të njëjtat takime që dikur kishin kryeministri Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, ata quheshin tradhtarë e Kurti njeri i guximshëm e i pathyeshëm.

Më poshtë komenti i tij, pa ndërhyrje:

Kryeministri Kurti e ka bërë atë që duhet bërë një kryeministër i një shteti të përgjegjshëm- ka shkuar në një takim për ta përfaqsuar vendin, vend i cili ndër të tjera është produkt i kontributit të këtyre shteteve mike që po i kërkojnë të jetë në këto takime.

Kështu ka bërë edhe Thaçi, Mustafa, Haradinaj e Hoti.

E për etiketimin e atyre më herët si tradhtar e të shitur fajin e keni vet.

Si keni mundur të besoni se Thaçi e Haradinaj si udhëheqës të luftës kundër Serbisë të mund të ishin tradhtar e të shitur kurse një bohem i kryeqytetit si Kurti të jetë ai trimi që nuk thyhet?

Kur beson në babadimër, një ditë kur të rritesh, dëshpërohesh thotë një fjalë.

Ilir Ibrahimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë…