Për çfarë “drejtësie” po flet Kryetarja e Kuvendit?
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar pas aktakuzave ndaj dy ish-bashkëpunëtorëve të tij, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Ai gjithashtu ka reaguar edhe ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani që kërkoi drejtësi ndaj të gjitha vrasjeve.
Reagimi i plotë:
Për çfarë “drejtësie” po flet Kryetarja e Kuvendit të Kosovës?!!!
Një Drejtësi?! Që burimin e ka në gënjeshtrën e politilës se gjenocidit serb të ushtruar mbi shqiptarët e të tjerët në fund të shekullit XX, gjithçka mund të jetë vetëm kurrën e kurrës nuk mund të jetë drejtësi!
Një gjykatë e tillë, mund të konsiderohet gjykatë drejtësie, vetëm nga pjella e regjimeve në Serbi që nanë e babë e ka politikën e gjenocidiit të Millosheviqit. Një dtejtësi e tillë, në asnjë rast nuk mund të jetë drejtësi se burimin e ka në krimin e gjenocid serb të konfirmuar katërciprisht në çdo kënd të Kosovës.
Prandaj, çdo udhëheqës i Kosovës edhe Kryetarja e Kuvendit, sa herë të deklarohen për kltë çështje, duhet të jenë më shumë sesa të kujdesshëm?!
RAPORTI I DICK MARTYT, RAPORT I MILLOSHEVIQIT
Është fat më shumë se i keq, se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kastrioti e deri te Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas Luftës së Dytë Botërore gjithë deri te Rrahman Morina. A do të shfaqen këta shqipfolës edhe sot në Kuvendin e Kosovës? Gjykata Speciale a ka shumë arsye të formohet në Kosovë? Ekziston vetëm një arsye që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vret kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – e t’i thotë po një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës. Për faktin se ajo po ngrihet mbi bazën e gjuhës së gënjeshtrave të regjimit gjenocidal të Millosheviqit të përcjella në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori zvicerian – Dick Marty. Cilido shqiptar që nuk e kupton këtë është TRADHTAR E BIR TRADHTARI, që nuk e meriton jetën në këtë dhe! Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit e PDK-së, e që janë deputetët më kontroversë e paradoksalë në Kuvendin e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, një turp të madh po ju lënë fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbetur sado pak nder e dinjitet!
Ta votosh këtë Gjykatë sot në Kuvendin e Kosovës është sikur ta kishe votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb, i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë! Askush nuk ka të drejtë, e as që ka mandat, të votojë për internimin e qytetarëve të Kosovës së Lirë!
Mendoni e votoni nëse vërtet jeni deputetë të Kosovës së Lirë! Është në mundësinë tuaj ta votoni a mos ta votoni Raportin e Millosheviqit, të përcjellë nga Dick Marty.