Për çfarë operacione plastike është penduar Adelina Tahiri
19 nëntor 2018
| 16:37
Adelina Tahiri këtë vit ka qenë një nga personazhet më të komentuara në media, ku edhe shpesh është vënë në qendër të kritikave e komenteve për operacionet plastike.
Ajo për herë të parë në lidhje me këtë ka folur përmes një videolive, ka treguar se e vetmja ndërhyrje që ka bërë janë buzët, e për të cilin veprim është penduar.
“Nuk kam bërë operacione plastike. Kam ndërhyrë vetëm tek buzët por nuk është operacion. Megjithatë jam penduar sepse po më akuzoni sikur jam bërë e gjitha”, është shprehur këngëtarja.